Një libër për gratë e dhunuara

09/02/2013 00:00

Shkrimtarja Flutura Acka ka promovuar pasditen e së premtes librin e saj me te ri, te titulluar “Kukullat nuk kane Atdhe”. 

Ne te rrefehet historia e nje gruaje, e cila ja ka kushtuar jeten e saj kukullave dhe nje dite, vendos t’i nxjerre ato ne jete dhe t’i beje pjese te botes reale. Ne kete botim, autorja e njohur ka pasqyruar shqetesimin e saj ne lidhje me rolin e gruas shqiptare ne shoqeri, trajtimin e saj si nje qytetare e dores se dyte dhe brishtesine  e saj, te cilen ajo e ka krahasuar me ate te nje kukulle.  

Kukulla, sipas Açkes, percjell me realizem femren e sotme, e cila shpesh eshte nje nder shume bashkevuajtese pa identitet dhe pa ajer te mjaftueshem per te marre fryme lirisht. Vepra nder te tjera sipas autores eshte frymezuar edhe nga ngjarjet makabre te vitit te fundit, ku shume femra kane qene viktima aktesh çnjerezore.  

Me ane te ketij libri ajo mban nje qendrim ndaj kohes ku jetojme, duke u revoltuar kunder padrejtesive ndaj grave e familjes, si dhe gjendjes ne te cilen politika e ka sjelle kete vend.

Nje tjeter nenteme e librit eshte dhe perceptimi qe keto kukulla mund te jene edhe politikanet shqiptare te diteve te sotme, te cilet sipas Flutures kane nje sjellje prej kukullash ne syte e publikut shqiptar, e nuk kane asgje veç pushtetit dhe parase.  

Top Channel