Tetë persona janë vënë në ndjekje penale në gjendje të lirë nga Policia e
Fierit sepse akuzohen se kanë dëmtuar pyjet e Divjakës duke i prerë.

Në një njoftim të policisë së Fierit bëhet e ditur se pas një hetimi disa ditor nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale të shpërdorimit të detyres në ngarkim te pergjegjsit te sektorit te Parkut Kombetar Divjake, një  vrojtuesi ne kete park si dhe Inspektorit te pyjeve dhe kullotave ne sektorin e zonave te mbrojtura Divjak.

Policia konstatoi se rreth 15 pisha te prera jane prere ne kete park nderkohe me akuzen e prerjes se paligjshme te pyjeve jane vene 5 persona nga Divjaka dhe Lushnja sepse jane autoret e prerjes se pemeve.

Top Channel