Gjatë një takimi me të rinjtë e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, një
organizatë e qendres së djathtë, Kryeministri Berisha tha se shumicën e
betejave politike i ka fituar pikerisht me mbeshtetjen e te rinjve.

Duke iu referuar zgjedhjeve te qershorit, ai tha se ka nje kundershtar qe ka mbledhur rreth vetes pinjollet e ish-byrose politike.

“Unë kam 20 vjet që zhvilloj beteja politike elektorale. Shumicën e tyre i kemi fituar. Dy jane arsyet me kryesore. Së pari, mbështetja e të rinjve. Cdo fitore e PD-së ka qene e mundur vetem nga mbeshtetja e te rinjve. Se dyti, nga nje parim i Ronald Regan; Regan thote qeveria eshte problemi dhe në pamje të parë, kur një qeveritar e perserit kete, mund të duket si veteqortim, por nuk ka gje me te rendesishme, sepse kjo te imponon te shohesh çdo darke cilat ishin gabimet e dites. Ne shkojme drejt zgjedhjeve dhe u themi shqiptareve ne jemi ndryshimi, por voten e kerkojme per vizionin qe kemi perpara. Kemi nje kundërshtar shumë special, bën cdo gjë të zbatojë testamentin e etërve të tij, si ne asnje vend tjeter ka grupuar rreth vetes te gjithe pinjollet e byrose politike dhe u rikthehet platformave te vjetra. Por duket se shqiptaret do t’i japin atij leksionin e radhes. Ai eshte i famshem per te kaluar nga disfata ne disfate. Dhe nuk gjej politikan tjeter qe te kete regjistruar humbje pas humbje. Edhe kur nuk ia jep kundershtari, e krijonn vete. Por une nuk behem dot keshilltari i tij. Une do te zbatoj programin qe u paraqes shqiptareve”, tha Berisha.

Top Channel