Rama: Vlerësim i madh për socialistët shqiptarë

06/02/2013 00:00

Nga Cascais në Portugali ku është zhvilluar mbledhja e Këshillit të
Internacionales Socialiste, kreu i opozitës shqiptare Edi Rama ka folur
rreth zgjedhjes së tij si zëvendëspresident i Internacionales
Socialiste, duke e cilësuar atë një vleresim për të gjithë socialistët
shqiptarë.

“Eshtë një moment i jashtëzakonshëm, një emocion shumë i fortë, është vlerësimi më domethënës që merr Partia Socialiste. Mbështetja për kandidaturën time është në të vërtetë vlerësim për gjithcka kemi bërë të gjithë së bashku. I falenderoj të gjithë dhe ju jam mirënjohës për përpjekjet, për sakrificat, për kontributet dhe vlerat i kanë dhënë familjes tonë politike. Sot u vlerësua përpjekja e mundimshme në një rezistencë opozitare për lirinë e zgjedhjeve, për institucionet të forta, për një Shqipëri që duhet të jetë ndryshe dhe ne do ta bëjmë ndryshe, si dhe pa dyshim u vlerësua edhe programi ynë i Rilindjes Shqiptare dhe gjithcka që ne së bashku dhe vetëm së bashku kemi bërë dhe do të bëjmë për Shqipërinë, por dhe si një forcë e rëndësishme politike për rajonin tonë dhe për frymëzimin mbi bazën e vlerave e parimeve të socialistëve, të progresistëve që përcjellin në gjirin e internacionales”, tha Rama.

Top Channel