Nëpërmjet një letre drejtuar Edmond Haxhinastos, ministër i Ekonomisë,
Tregtisë dhe Energjekës deputeti Saimir Tahiri kërkon një sërë
sqarimesh, që lidhen me minierën e Bulqizës, licenca e së cilës iu shit
prej kompanisë austriake ACR, biznesmenit Samir Mane.

“Mësova se kompania kryesore shfrytëzuese e kromit të Bulqizës, ACR, e cila fitonte miliarda pa përmbushur planin e investimeve, siç nuk e ka përmbushur dhe sot,- thuhet në fillim të letrës – ka shitur të drejtën e shfrytëzimit, duke u larguar përfundimisht nga vendi, prezumoj me miliona euro fitim, e duke lënë pas vetëm minatorët që rropaten po njëlloj”.

Deputeti Tahiri i kujton zotit Haxhinasto se ACR-së, ministri paraardhës, sot ministër përsëri në detyrë, zoti Genc Ruli, i firmosi një marrëveshje brenda 24 orëve, me anë të të cilës ACR-ja përfitonte shtyrjen e shlyerjes së gjobave. “Marrëveshje që nuk u miratua kurrë në Parlament siç e kërkonkte ligji. ACR iku pa i shlyer kurrë këto gjoba, duke marrrë vetëm fitimin kolosal, duke mos kryer investimet e po kështu, duke mos paguar as gjobat”.  

Sipas zotit Tahiri, ‘fati i kompanive që marrin në shfrytëzim kromin e Bulqizës është i njëjtë. Kështu ka bërë dhe Darfo, kështu kanë bërë dhe të tjerat. Të gjitha këto kompani vijnë, shfrytëzojnë mineralin, fitojnë miliarda, nuk bëjnë investime, nuk paguajnë gjoba e krisin e ikin’.  

“Kromi, pasuria jonë më e madhe kombëtare, mbetet mall pa zot, në përdorim të tutorit të radhës” thekson deputeti Saimir Tahiri.

Përballë kësaj situate zoti Tahiri i ka drejtuar 9 pyetje ministrit Haxhinasto, duke u interesuar t’i vihet në dispozicion dokumentacioni që provon garancitë financiare të shoqërise së re që merr koncensionin në përmbushje të legjislacionit në fuqi dhe marrëveshjen koncesionare të miratuar në Parlament, përfshi dokumentacionin që provon se shoqëria e re plotëson kushtet e investitorit të fushës; praktiken e transferimit të lejes koncensionare nga ACR Sh.A tek shoqëria e re koncensionare;realizimin e investimeve nga shoqëria koncensionare ACR Sh.a nga 1 Korrik 2009 deri në 31 Djetor 2012, përfshi informacionin nëse ACR ka paguar penalitetet e mëparshme, si dhe cila është sasia e rezervave që është shfrytëzuar nga shoqëria koncensionare AÇR sh.a për periudhën 1 korrik 2009 deri ne 31 dhjetor 2012 dhe prodhimin e mineralit të kromit që ajo ka realizuar për këtë periudhë.

Top Channel