Berisha: Prioriteti ynë, zgjedhjet

04/02/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha përcaktoi përgatijen e zgjedhjeve të lira dhe
të ndershme dhe vazhdimin e reformave, si dy detyrat kryesore të
mazhorancës gjatë muajve që i paraprijnë 23 qershorit.

Synimi është fitorja e një mandati tjeter qeverisës, që sipas Kryeministrit nuk do të jetë aq i vështirë, kur, përballë është një kundërshtar, veprimet e të cilit, siç thote Kryeministri Sali Berisha jane kaotike dhe aspak të besueshme.

“Ne kemi të gjitha kushtet, infrastrukturën dhe vullnetin e hekurt për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Natyrisht konstatojmë se zoti Rama po përgatit justifikimin e humbjes së radhës. Tani për të dalë përpara rezultatit, shpalli se do të marrë 72 deputetë dhe hoqi Dash Pezën, mori Alfred Bezën. Të gjitha këto janë një kaos i tij i vërtetë”, tha Berisha.

Kryeministri Sali Berisha thotë se reformat e Qeverisë së tij, per te cilat priten propozime te reja, nuk do te ndikohen nga fushata elektorale apo nga ajo qe e quan panik te kampit opozitar.

“Ne duhet të vazhdojmë përpjekjen me vendosmërinë tonë më të madhe për reformat në të gjithë sektorët, në mënyrë që makineria e reformave të mos njohë të ndalur, për shkak të fushatës elektorale. Ne përgatisim qeverisjen e mandatit të tretë, zotëria përgatit kuadrin e bojkotit të tretë”, tha Berisha.

Top Channel