Gjatë një takimi me ish të burgosur dhe të përndjekur politikë, Aleanca Kuqezi shpalosi platformën qeverisëse për rehabilitimin dhe integrimin e tyre. 

Aleanca Kuq e Zi premtoi se do të jetë qeverisja e parë shqiptare që do të përfshijë në strukturat e saj një kuotë përfaqësimi nga shtresat e ish të burgosurve politikë. Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, foli për nevojën e hapjes së dosjeve të atyre që kanë bashkëpunuar me sigurimin e shtetit dhe agjenturat e huaja.

“Aleanca Kuq e Zi do të jetë forca e parë politike e cila brenda 3 muajsh nga ndërtimi i qeverisë së re do të publikojë dosjet e të gjjithë bashkëpunëtorve të agjenturave të huaja anti-shqiptare. Do të sekuestrojmë ose shesim në ankand pasuritë e Berishës dhe familjarëve të tij. Paratë do të përdoren për ish të përndjekurit”, deklaroi Spahiu.

Kreshnik Spahiu nënshkroi marrëveshjen prej 11 pikash dhe kontratën e bashkëpunimit me shoqatat e ish të burgosurve politikë.

Top Channel