Alfred Peza, një emër i njohur i gazetarisë shqiptare, largohet nga media për t’iu përkushtuar politikës duke iu bashkuar Partisë Socialiste. Ka qenë vetë kreu i opozitës, Edi Rama, i cili nga selia rozë prezantoi zotin Peza, duke i uruar mirëseardhjen në “skuadrën kombëtare të Rilindjes”, siç e quajti Rama ekipin garues socialist në zgjedhjet e 23 Qershorit.

“Kam nderin dhe kënaqësinë t’i uroj publikisht mirëseardhjen mes nesh Alfred Pezës. Skuadra jonë kombëtare e Rilindjes është konsoliduar në sprova të forta dhe përmes sakrificash të mundimshme opozitare. Në tërësinë e vet ajo është një garanci e padiskutueshme për fitoren e qershorit dhe për realizimin e programit tonë për një rilindje shqiptare. Përforcimet që na duhen për ta përballuar me sukses sfidën e këtyre zgjedhjeve me rëndësi historike për Shqipërinë janë të pakta dhe do të spikasin për cilësinë e tyre.

Zoti Peza ka shpjeguar arsyet që e cuan për tu përfshirë në poltikë: “Zhvillimet e viteve, muajve, javëve dhe ditëve të fundit, janë një kambanë e fortë alarmi për të gjithë ata që kanë veshë, për të kuptuar se Shqipëria më 23 qershor ka dy rrugë: ose këtu të instalohet përfundimisht një regjim rrënimtar, ose ky vend të rilindë dhe të begatojë. Dua të kontribuoj sadopak për ta ndryshuar dhe rilindur Shqipërinë duke dashur t’i shërbej me modesti e përulësi qytetarëve, duke filluar nga vendlindja ime.”

Me bindjen e thellë se Partia Socialiste, kryetari Edi Rama, opozita dhe shoqëria progresiste shqiptare, theksoi Peza,  janë forca e vetme sot që mund ta realizojnë vetëm të bashkuar këtë mision historik për ta rilindur Shqipërinë.

Top Channel