Presidenti Begaj në Poznan, takohet homologun polak: Vlerësojmë mbështetjen e palëkundur për integrimin në Bashkimin Evropian Gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të partisë në Durrës,
Paskal Milo tha se kjo force politike synon të fitojë një deputet në
Durrës dhe së bashku me Partinë Socialiste në koalicion do të largojë
Kryeministrin aktual nga pushteti me forcën e votës në zgjedhjet
parlamentare të 23 qershorit.
“Përkundrejt një qeverisje, tashmë të degjeneruar, të korruptuar, shqiptarët nuk kanë se çfare të presin më. Do të ishte e pafalshme, nëqoftëse ata ende do të vazhdojnë të shpresojnë te kjo Qeveri, e cila ju e shikoni përditë, jo vetëm që nuk bën asgjë, por ka filluar tashmë edhe çdo e mirë materiale që mund të ketë mbetur ende në Shqipëri kërkon ta shesë, madje kërkon të korruptojë njerëz me qëllim që të mund të bëjnë sa të jetë e mundur më shumë zullume para se t’i vijë fundi, prandaj ne duhet të bashkohemi dhe kur them të bashkohemi, jo ne brenda radhëve tona, por duhet të bashkohemi si një koalicion i fuqishëm, ku të ndihet një frymëmarrje e madhe demokratike dhe një ofensivë elektorale e të gjithë partive të koalicionit. Sali Berisha dhe qeverisje tij e dështuar kanë provuar në të kaluarën, por edhe gjatë këtyre kohëve të fundit se ata largohen vetëm me krijim fronti unik të të gjithë shqiptarëve që dëshirojnë të sjellin vërtetë demokraci në Shqipëri”, u shpreh Milo.
Milo sqaroi anëtaresine per vazhdimin e koalicionit me socialistet, duke theksuar se vota per Partine Demokracia Sociale eshte vote per te majten dhe fitoren e saj per t’i dhene fund nje pushteti abuziv qe po rrenon vendin.
Top Channel