Presidenti Begaj në Poznan, takohet homologun polak: Vlerësojmë mbështetjen e palëkundur për integrimin në Bashkimin Evropian Aleanca Kuqezi u ndal në Vlorë ku në një takim me qytetarët kritikoi ndarjen e mandateve nga Kuvendi duke e cilësuar këtë si atentat ndaj votës së lirë.
Krerët e kësaj partie politike deklaruan se “koalicioni i tradhëtarëve ka frikë nga vota e qytetarëve”. Në shënjestër të Aleancës Kuqezi, këtë herë veç Partisë Demokratike përfundoi edhe LSI dhe PDIU, dy partitë e tjera që ngritën kartonin jeshil për ndarjen e mandateve nga Kuvendi.
“PD, LSI dhe PDIU bënë një atentat ndaj zgjedhjeve të lira”, thuhet në deklaratën e AK-së, që i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kryejë misionin e vet vvëzhgues.
“OSBE/ODIHR të kryejë misionin që i është caktuar. Shqiptarët janë të zhgënjyer nga dështimi i OSBE-së në misionin e saj”, thuhet në reagimin e AK-së.
Top Channel