Live/ “Çohuni nga kafja”, dita e 19-të e tubimit, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne Rruga malore Gjirokastër-Çajup, një rrugë turistike e përuruar në vitin 2010 nga kryeministri Berisha është shembur në disa pjesë të saj.
Asfalti është dëmtuar plotësisht në disa segmente të rrugës së Çajupit, ndërsa drejtoria e rrugëve rurale bën me dije se ky akt nuk është dorëzuar i përfunduar. Segmenti është realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si pjesë e një projekti të madh për zhvillimin e turizmit malor.
I gjithë aksi ka një gjatësi prej 15 kilometrash dhe problematike janë muret mbajtëse anësore që janë shembur në disa vende.
Rruga nuk është dorëzuar e përfunduar në drejtorinë përkatëse të mirëmbajtjes për shkak se nuk ishte pajisur ende me sinjalistikën e nevojshme.
Top Channel