PDIU prezanton kandidatët

24/01/2013 01:05

Pa bërë ende të qartë aleancën, me të cilën do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka nisur prezantimin e kandidatëve për deputetë, të kësaj force politike.

Në konferencën e rrethit të Devollit, Shpëtim Idrizi zbuloi emrin e kandidatit për deputet të PDIU-së në Korcë, Spartak Meraku.

Duke folur mbi punë e partisë së tij gjatë këtyre viteve, kreu i PDIU u ndal te “Rezoluta për Zgjidhjen e Çështjes Çame”, për të cilën shprehu bindjen se do të miratohet nga parlamenti shqiptar.

“Shteti jonë është aq dinjitoz, parlamenti shqiptar është aq patriot, sa që ne të kërkojmë me forcë, që të ndiqet kjo padrejtësi e madhe, në radhë të parë për të vendosur dinjitenin dhe reciprocitetin, dhe pastaj për ta menduar si cështje pronësore”, tha Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU.

Sipas zotit Idrizi, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, shqiptarët do të votojnë forcat politike, që kanë ofruar vepra konkrete për ta.

Top Channel