Depresioni, vetvrasja e Torovicës

14/01/2013 17:55

Psikologët në të gjithë botën, e kanë cilësuar depresionin si një problem kompleks.

Ne dukje te pare, fenomeni eshte nje gjendje e ngarkuar psikologjike, gjate se ciles personi arrin deri ne brengosje, e lidhur me gjendjen e frikes dhe shqetesimin e brendshem, qe nese nuk kurohen ne kohe, mund te kaloje deri ne aktin e veteflijimit.

Ne nje gjendje te tille psiko-emocionale ka qene dhe Lena Grisha, 22-vjeçarja nga fshati Torovicë, e cila me 9 janar i dha fund jetës, duke u vethelmuar ne oret e para te mengjesit te se merkures.

Asnje shenje paraprake, as edhe me i vogli mendin se vajza mund te arrinte deri ketu. Vetem ndjesi faji nga ana e familjareve, qe nuk munden dot te shmangnin ngjarjen e rende.

Ne familjen Grisha veshtire te besohet se vajza e tyre nuk eshte me. Me rende nga te gjithe duket se ngjarjen po e perjeton babai, Mark Grisha, te cilit do t’i mbetet pishman perjete, fakti qe nuk mundi t’i  qendronte me prane vajzes per te shmangur kete tragjedi njerezore.

“Nuk kam dalluar asgjë tek ajo, as në sjellje dhe as në ato që thonte. Punë të rëndë ka pasur, sepse nuk ka pasur as nënën. Dy motrat e tjera janë të martuara, i ra e gjithë ngarkesa e punëve. Në datën 8 janar, pasdite po kujtonte vëllain që nuk është më. Të nesërmen isha në Shkodër, nuk isha në shtëpi, por djali i vogël thotë që ka përmendur nënën dhe vëllain përsëri, duke thënë që na thanë zemrën. Ka qenë si tip i mbyllur dhe nuk përjetonte gëzim as kur kishim një të tillë. Nuk e di, nëse ka pasur ndonjë hall, sepse nuk mund ta dalloje”, thotë i dërrmuar nga dhembja Mark Grisha, babai i të vetvrarës.

Sipas Markut, arsyet e aktit final, jane lidhur me faktin se 22-vjeçarja kishte vite qe ishte ne “agoni”.

Perpara 9-vitesh ajo humbi vellane dhe nenen, ndersa ende pa e marre veten nga fatkeqesia e pare, dhimbja u shtua kur tragjedia e 9 janarit ne vitin 2004, i mori vellane tjeter.

Vajza ishte mbyllur ne vetvete dhe frekuentonte shume rralle te afermit apo bashkemoshataret e fshatit Torovice.

Edhe pse ndjen dhimbje, Marashi, vellai i madh i familjes, nuk e jep veten. Me burrerine e nje malesori, ai zgjedh me kujdes fjalet per te treguar ditet e fundit te motres se tij, ndersa nuk e fshe faktin qe vemendja duhet te ishte me shume tek ajo.

“Në ditët e fundit kam vënë re që ishte e mërzitur. Të gjithë kemi pasur mërzi prej ngjarjes që na ka ndodhur me vëllanë, që kishte edhe 9-vjetorin e 9 Janarit 2004. E mërzitur ka qenë, por asnjëherë nuk kemi menduar që mund të shkonte drejt asaj lloj gjendje”, thotë Marashi.

Pervojat traumatike, si sulmet fizike, dhunimi, humbja e nje te afermi, mund te pershkallezohen deri ne depresion qe jo e ne gjitha raste mund te dallohet nga familjaret.

Por, çfare duhet bërë që këtë simptoma te kapen ne kohen e duhur, ne menyre qe te kurohen perpara se te jete teper vone? Kultura e trajtimit psikologjik eshte e paket ne vendin tone.

Sipas vleresimeve te Organizatës Boterore te Shendetësise, nga format e dnryshme të depresionit vuan 3-5 % e popullsise boterore dhe vetem nje perqindje e ulet pranon te shkojne tek psikologu per te kapur dhe kuruar ne kohe ate qe eshte cilesuar si “semundje e fshehur”.

Top Channel