Rruga e re për në Pezë

13/01/2013 12:30

Ka nisur ndërtimi i rrugës së re që lidh Pezën e Madhe dhe Pezën e Vogël me akset nacionale.

Kjo zonë e Tiranës, e banuar nga 6 mijë banore lidhet me pjesen tjeter te vendit me nje rruge vetem 5.2 kilometra te gjate, por qe ishte ne gjendje shume te keqe.

Prej vitesh, ne kete rruge nuk eshte bere asnje investim dhe zona shume e njohur per bujqesi, blegtori dhe se fundmi edhe per turizem ka vuajtur nga mungesa e rruges.

Projekti per ndertimin e saj u perzantua pak jave me pare nga drejtori i Fondit Shqiptar te Zhvillimit dhe se fundmi nisem edhe punimet e ndertimit.

”Është një rrugë që lidh rrugën nacionale me qendrën e komunës, 5,2 km e gjatë. Do të jetë e gjerë me shtresa asfaltike 5 metra e gjysëm dhe do të ketë trotuare në zonat e banuara. Ky është një investim i rëndësishëm që fondi shqiptar realizon në këtë komunë”, deklaroi drejtori Benet Beci.

Gjate kater viteve te fundit ne qarkun e Tiranes, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka financuar 17 segmente rrugore ne nje gjatesi prej 100 kilometra.

Keto investime jane fokusuar ne zonat rurale me potenciale te zhvillimit te sektorit bujqesor dhe atij blegtoral, siç jane rruga e Shen-Gjergjit, rruga e Baldushkut, Mullet, Dias, Berxull, Domje, Vishaj, rruga nacionale Tirane-Ndroq.

Keto investime kane ndikuar pozitivisht edhe ne drejtim te zhvillimit te turizmit duke bere te arritshme pikat turistike te qarkut siç jane kalaja e Petreles dhe kalaja e Prezes.

Top Channel