Bulqizë, rrëshqitja e tokës rrezikon shtëpitë

06/01/2013 00:00

Reshjet e ditëve të fundit në rrethin e Bulqizës dhe ndërtimi i rrugës Ura e Çerenecit-Librazhd po rrezikon shembjen e shtëpive në fshatin Çerenec të komunës Gjoricë.

Banorët kanë dhënë alarmin pasi rrëshqitjet e tokës për shkak të punimeve në këtë rrugë janë afruar rreth një metër lag shtëpive të tyre. Ata rrëfejnë se me fillimin e punimeve, firma që po ndërton segmentin rrugor u kishte premtuar vendosjen e disa mureve anësore që do të pengonin rrëshqitjet e dherave, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë mbrojtëse për të paktën 7 shtëpi në rrezik shembjeje.

Edhe pse ndërtimi i kësaj rruge ka sjellë mjaft probleme për banorët, si për shtëpitë ashtu edhe për tokat e tyre, deri më tani ata nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

Aktualisht, firma që po ndërton këtë rrugë ka ndërprerë punimet për shkak të reshjeve.

Top Channel