Tiranë, arrestohet polici i burgjeve

04/01/2013 00:00

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një efektiv të policisë së burgjeve,
pasi akuzohet se ka qëlluar me armën e shërbimit ndaj një personi.

Policia e kryeqytetit bën me dije se është arrestuar 43-vjeçari Ferdinand Shuaipi, me detyrë punonjës policie i rolit bazë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi ditën e djeshme, pas një konflikti të çastit me shtetasin Leonard Qyra, ka shkuar në shtëpinë e tij në rrugën “Aleksandër Moisiu” dhe e ka qëlluar disa herë me armën e shërbimit.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit pistoletë tip “TT”, model 54, e kalibrit 7.62 mm, ndërsa materialet në ngarkim të efektivit të burgjeve do t’i kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Top Channel