Policia greke ka sekuestruar sasinë e pare të drogës për vitin 2013. 240
kilogramë kanabis u gjetën në një automjet me targa greke në vendin e
quajtur Ura e Rajos, 10 kilometra nga kufiri shqiptaro-grek.

Autoritetet thone se vune ne pranga nje 39-vjeçar grek dhe kanë shpallur në kërkim dy shtetas shqiptarë, bashkëpunetorë të tij. Droga ishte paketuar ne 375 pako te stivuara ne 7 çanta te medha. Ajo ishte ngarkuar ne brendesi te kufirit grek dhe kishte destinacion Athinen.

Policia greke thote se kishte informacion per kalimin e droges, ndaj dhe po monitoronte me kujdes cdo automjet qe kalonte ne zone. 39 vjeçari do t’i dergohet gjykates se Igumenices, e cila do te vendose masen e sigurise ndaj tij.

Top Channel