AK “inaguron” rrugët e papërfunduara

30/12/2012 12:00

Aktivistë të Alencës Kuqezi vazhduan ditën e dielë fushatën e tyre ironike, të inagurimit të rrugëve të papërfunduara.

Të zhvendosur në aksin Rrogozhinë-Kavajë, kuqezinjtë prenë një shirit simbolik, të konsideruar prej tyre si “shiriti i mashtrimit”.

”Arteriet kryesore në Shqipëri kanë tre vjet pa u asfaltuar. Gërshërët e mashtrimit ndodhen në çdo rrugë të papërfunduar”, u tha gjatë këtij takimi.

”Korridori numër 8, prej 18 vitesh nuk ka përfunduar ende”. Sipas AK-së, diçka e tillë është bërë qëllimisht. “Sali Berisha sobotoi ndërtimin e këtij korridori, për të vështirësuar lidhjen me shqiptarët e Maqedonisë”, u shpreh partia e kryesuar nga Kreshnik Spahiu.

Top Channel