Miliona euro të ngrira në beton

28/12/2012 00:00

Sektori i ndërtimit është shnderruar ne nje magazine apartamentesh te
pashitura për shkak të uljes drastike të kërkesës për blerje nga ana e
qytetarëve.

Sipas Shoqatës së Ndërtuesve numri i apartamenteve të pashitura në shkallë vendi këtë vit ka arritur shifrën 12 mijë. Numri me i madh rezulton ne qytete turistike ku pati nje bum ndertimesh.

“Rreth 5 mijë janë në Vlorë, rreth 2500 janë në Sarandë, rreth 300 në Korçë, rreth 4500 në Durrës. Në Tiranë përsa i përket zonës së Bashkisë së Tiranës janë pak, sepse flasim vetëm për Bashkitë, kur nuk themi për Kasharin dhe zonat e tjera, pra shifra është rreth 600-700 apartamente”, thotë Maksim Muci, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve.

Në tjetër problem me të cilën po përballen firmat e ndërtimit janë faturat e pashlyera nga Qeveria punet qe kane bere me fondet publike, duke akumuluar nje një borxh mbi 100 milionë euro. Shoqata e Ndërtuesve hedh poshtë pretendimet e Qeverisë se këto firma kanë përfunduar projektet para afatit të caktuar dhe kërkon shlyerjen e detyrimeve.  
 
Shoqata shpreh rezerva edhe sa i përket Planit Rregullues të Tiranës në të cilin është ulur numri i nën-njësive strukturore të Tiranës nga 600 në 460 dhe nuk cakton një vlerë fikse të intensitetit të ndërtimit. Të gjitha këto sipas shoqatës krijojnë hapësira për klientelizëm dhe mungesë transparence në dhënien e lejeve të ndërtimit.  

Top Channel