Me diell dhe temperatura relativisht të larta, si pritet moti për ditën e sotme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon një mbledhje, në rend të ditës të të cilës është shqyrtimi i proçedurave prokuruese për projektet e teknologjisë në Zgjedhje.
Në fillim të saj, kryetarja Lefteri Lleshi deklaroi se kjo është një çështje e rëndësishme dhe ftoi komisionerët të jepnin mendimin e tyre.
Por pikërisht në këtë moment ka nisur edhe sherri, me komisionerin socialist Genc Gjocaj që denoncoi mosthirrjen e dy komisionerëve në seancën e djeshme të Komisionit.
“Ne dje bëmë publik shqetësimin tonë, por ajo që ndodhi dje ishte skandaloze. Mohimi i së drejtës së dy anëtarëve për t’u thirrur në mbledhje ishte e papranueshme”, deklaroi Gjocaj.
Kryetarja Lleshi insistoi për ndjekjen e çështjeve në rend të ditës, duke theksuar se në këtë mënyrë mbledhja po del jashtë kontrollit.
Pas disa replikave të tjera, seanca erdhi nën kontroll dhe po vijon edhe në këto moment, e shoqëruar me irritim të herëpashershëm të komisionerëve.
Top Channel