KFV, hua për menaxhimin e mbetjeve

28/12/2012 00:00

Ministri i Financave, Ridvan Bode ka nënshkruar një marrëveshje me KFV Bank, për mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave të ngurta në Korçë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare nga Ministria e Financave, sipas të cilave marrëveshja në fjalë është në formë huaje dhe kap shifrën e 9.8 milionë dollarëve.

Sipas burimeve, huaja është dhënë nga KFV Bank me interesa të buta dhe një pjesë e saj është në formë grandi.

Top Channel