Bello: Të ndalet privatizimi i hidrocentraleve

28/12/2012 00:00

Ish-zëvendësministri i Energjetikës Pajtim Bello i kërkon Qeverisë të
ndalë menjeherë shitjen e hidrocentraleve të Bistricës dhe atë të Ulëz
Shkopetit, pasi sipas tij ky është një privatizim me humbje të mëdha për
qytetarët.

“Duke ulur fondin e burimeve të prodhimit të energjise elektrike, pra fondin publik, pra duke e ulur me rreth 80 megavat, që vitin që vjen KESH ose buxheti i shtetit do të paguajnë minimalisht 25 milionë euro për të subvencionuar këtë energji që po i jepet privatit”, tha Bello.

Për të nxitur investimet në energjetikë, Qeveria ka ndërtuar një model tregu që bazohet mbi subvencionin. KESH e blen energjinë e privatëve me 9 lekë dhe e shet atë te CEZ me vetëm dy lekë.

“Ndërkohë është dhe mos arkëtimi, pasi sot këto hidrocentrale i japin kesh një të ardhur prej dhjetë milionë eurosh në vit. Kjo humbet duke shkuar 35 milione euro, plus kreditë e falura, ja ku shkoi 60 që në vitin e parë. Për tre vjet në fillojmë paguajmë për këta, do jete mbaruar 100 milioneshi dhe do fillojme te paguajme shtese”, sqaron Bello.

Ish-zëvendësministri thotë se privatizimet në energjetikë kanë tre motive ekonomike, rritjen e investimeve, shtimin e fuqisë prodhuese dhe thyerjen e monopoleve, që në këtë rast sipas tij nuk përmbushen asnjëra.

“Nga ky privatizim nuk investohet asnjë lekë, nuk do të shtohet asnjë kilovatorë i ri dhe nuk thyhet asnjë monopol”, tha Bello.

Për ish-zëvendësministrin e Energjetikës, i cili ka drejtuar disa privatizime ky transaksion ka vetëm një rezultat

Oferta me e lartë në tenderin për shitjen e hidrocentraleve të bBistricës dhe ato të Ulëz Shkopetit ishte rreth 109.5 milionë euro.

Top Channel