Topalli me fëmijët e gazetarëve

26/12/2012 19:25

Salla e seancave plenare shndërrohet në një nga vendet më të gëzueshme të kryeqytetit vetëm në fund të vitit, kur kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nuk është me kolegët e saj politikanë, por me fëmijët e gazetarëve, kameramanëve dhe njerëzve të tjerë të medias, të cilët mbulojnë çdo ditë të vitit aktivitetet e Kuvendit të Shqipërisë.

“Jeni më të mirët dhe unë ju uroj të jeni të gëzuar, të lumtur, të shëndetshëm dhe që viti i ardhshëm të jetë më i mirë për ju dhe prindërit tuaj. Gëzuar!”, u shpreh Topalli.

Në atmosferën e krijuar me këngët e dashura festive për fëmijët dhe me dhuratat e bukura që kryetarja e Kuvendit kishte zgjedhur për ta, fëmijët e gazetarëve, bashkë me prindërit, bënë edhe ata politikën e tyre kur miratuan në unanimeitet një pyetje që kryetarja e Kuvendit kishte vendosur në axhendën e festës.

“A mendoni se viti i ardhshëm do jetë me i bukur dhe më i gëzueshëm dhe se ju do jeni si fëmijët e tjerë në Evropë? Miratohet!”, tha Topalli.

Në këtë eveniment nuk mungoi ritmi i këngës së kthyer tashmë në një “hit”, ajo e repistit koreano-jugor, Gangnam-style.

Top Channel