Durrës, shtyhet vendimi për Ilir Xhakjan

26/12/2012 00:00

Gjykata e Apelit të Durrësit ka shtyrë vendimin ndaj Ilir Xhakjes, i
cili akuzohet për vrasjen e Qerim Malokut në vitin 1998. Trupi gjykues
vendosi të rikryhet ekspertiza balistike për shkak të kundërshtive të
fakteve mes ekspertizave.

Gjykata kërkoi ekspertë nga instituti i Mjekësisë, por sipas saj, provat që janë në dosje kundërshtojnë konkluzionet. Prokuroria ka kërkuar 24 vite burg ndaj tij, ndërkohë që në vitin 2002 gjyqtari Neritan Tabaku, i dha pafajësinë Ilir Xhakjas për këtë krim.

Vrasja e Qerim Malokut ka ndodhur në ’98 në vendin e quajtur Katund Sukth. Përplasjet mes familjeve Xhakja dhe Maloku kanë nisur në fund të viteve ’90 pas një debati politik në një lokal fshati. Më 26 korrik 1998, rreth orës 23:00, në Katund Sukth, është vrarë me armë zjarri shtetasi Qerim Maloku. Para se të vritej, viktima Qerim Maloku kishte dalë nga banesa e tij për të shkuar te lokali i nipit të tij dhe më pas ishte nisur për tek një bilardo pranë banesës tij. Gjatë rrugës për atje, Maloku është goditur me breshëri automatiku. Ndërkohë mbi Xhakjan rëndon akuza e vrasjes së Kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, ngjarje kjo e ndodhur në shtator të këtij viti.

Top Channel