A.Saudite miraton planin e investimeve në Shqipëri

25/12/2012 19:40

Arabia Saudite do të nënshkruajë së shpejti marrëveshje investimi dhe promovimi me 12 vende, midis të cilëve edhe Shqipëria.

Lajmi u raportua të martën në Agjensinë Saudite “Arab News”.

Këshilli i Ministrave autorizoi gjatë ditës Autoritetin e Investimeve të vendit që të mbajë bisedime dhe të nënshkruajë marrëveshjet me Shqipërinë, Maqedoninë, Bullgarinë, Gjeorgjinë, Maltën, Slloveninë, Kroacinë, Norvegjinë, Portugalinë, Uruguajin, Taxhikistanin dhe Turkmenistanin.

”Arab News” nuk saktësoi se në cilat fusha apo projekte do të përqendrohen investimet saudite në vendet përkatëse.

Kabineti, i udhëhequr nga Princi i Kurorës Salman, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes theksoi rolin e Këshillit të Bashkëpunimeve të Gjirit Persik në fuqizimin e kohezionit dhe solidaritetit midis vendeve të ndryshme në botë.

Top Channel