Tepelenë, bashkia në vështirësi financiare

24/12/2012 00:00

Në Tepelenë autoritetet vendore flasin për vitin më të keq financiar të dekadës së fundit. Bashkia ka arritur të grumbullojë të ardhurat deri në 55 përqind të taksave vendore, ndërsa pjesën dërrmuese si debitorë e zënë institucionet shtetërore.

Nënkryetari i Bashkisë së Tepelenës thotë se ky është viti i parë ku institucionet si prefektura, thesari, ujësjellësi e të tjerë, nuk kanë shlyer detyrimet tatimore pranë Bashkisë. Nëse këto të ardhura do të realizoheshin do të paraqitej një situatë më normale sa i përket shërbimeve dhe shpenzimeve administrative, thotë nënkryetari.

Nga ana tjetër, bllokimi i grantit të kushtëzuar në masën 25 përqind ka goditur drejpërdrejtë pagat e punonjësve prej të paktën 2 muajsh, shërbimin publik, ndriçimin dhe ngrohjen e shkollave.

Top Channel