Bllokohet një pjesë e aksit Elbasan-Librazhd

22/12/2012 00:00

Të paktën 30 metra rrugë në aksin nacional Elbasan -Librazhd  jane
bllokuar nga dhjetra metra kub dhera dhe gure qe  kane  rene nga shpatet
e kodrave.

Kjo ka sjelle bllokimin e qarkullimit,pikerish ne vendin e quajtur “kthesa e Murrashit” rreth 3 km ne hyrje te qytetit te Librazhdit rreth ore 05.00 te mengjesit.  

Bllokimi i rruges ka lene ne pritje te gjate dhjetera mjete pasi deri ne oren 07.00 asnje mjet nuk ka mundur te kaloje.

Policia po punon per hapjen e ketij aksi rrugor nacional dhe stabilizimin e trafikut. Fillimisht eshte bere e mundur levizja vetem nga nje pjese e rruges nderkohe qe po punohet intensivisht per zhbllokimin e plote te saj. Ky aks rrugor paraqet vazhdimisht probleme per shkak te rreshqitjeve te dherave sidomos ne vendin e quajtur Kthesa e Murrashit.

Top Channel