Hekurudha me Shqipërinë

21/12/2012 00:00

Ministria e Financave në Shkup ka shpallur tenderin për përgatitjet e
projektit të detajuar dhe dokumentacionit për hekurudhën e re nga
Kërçova e Maqedonisë deri në pikën kufitare me Shqipërinë, në kuadër të
projektit të Korridorit 8.

Distanca e kësaj hekurudhe do të jetë 63 kilometra, ndërsa do të përmbajë edhe një hekurudhë të elektrifikuar. Mjetet për realizimin e fazës përgatitore janë ndarë nga fonde të Bashkimit Evropian, ndërsa shuma e lejuar e këtij buxheti është rreth 8 milionë euro.

Pjesëmarrja në procedurën e tenderit është e kufizuar për personat juridikë të shteteve anëtare të BE-së, vendet kandidate të BE dhe vendeve të përfshira në projekt, ndërsa i tërë tenderi do t’i ndahet vetëm një kompanie apo konsorciumi.

Ankandi për tenderin është caktuar të mbahet më 12 mars të vitit 2013, ku kompanitë mund të marrin pjesë vetëm me një propozim të detajuar. Afati i fundit për zbatimin e aktiviteteve është 24 muaj.

Top Channel