Gjykata e Apelit vendosi të shtyjë procesin ndaj 29 të pandehurve të Gërdecit për në fillim të vitit tjetër.

Relatori i çështjes, Alaudin Malaj u shpreh se seanca e radhës do të jetë në shtatë janar, në orën nëntë të mëngjesit në mënyrë që avokatët të kenë kohë për të lexuar mbrojtjen.

Kjo seance ashtu si edhe nje tjeter e meparshme u shty per shkak te mungeses se pese te pandehurve dhe avokateve mbrojtes te tyre, duke bere te pamundur qe te vijohej me leximin e mbrojtjes së të pandehurve.

Prokuroria me heret i ka qendruar ne apel pretendimit te saj se egziston akuza e vrasjes ndaj kater te pandehurve, duke kerkuar edhe prishjen e vendimit te Shkalles se Pare. Nderkohe gjate mbrojtjes se Ylli Pinarit, Dritan Minxollit, Sokol Ngjecit dhe Mihal Delijorgjit avokatet e te pandehurve hodhen akuza ndaj Prokurorise por edhe Gjykates se Shkalles se Pare se nuk paten vullnetin te zbardhin ngjarjen e 15 marsit 2008.

Top Channel