Jamie Foxx dhe fjala bezdisëse “zezak”

20/12/2012 20:45

Jamie Foxx ka pranuar se e ka pasur të vështirë të hynte në rol për filmin me regji të Quentin Tarantinos ‘Django Unchained’. Arsyeja është se në këtë film aktori me ngjyrë interpreton një skllav të lirë dhe i takonte të dëgjonte shumë herë fjalën “zezak”.

45-vjeçari deklaroi se mezi u mësua me zhargonin racist të kolegëve të tij gjatë provave.

“Para se të nisnim xhirimet, Tarantino më mori anash dhe më tha që duhet të harroja veshjet luksoze dhe Range Rover-in tim. Më tha që nëse nuk nisja të mendoja si një skllav i vitit 1858, nuk do e bënim dot filmin. Ishte shumë e vështirë për mua”, theksoi Foxx për një emision televiziv amerikan.

“Më duhej të sillesha sikur nuk dija të lexoja dhe më duhej të dëgjoja fjalën zezak gjithmonë”, shtoi 45-vjeçari.

Në këtë film interpreton edhe Leonardo Di Caprio dhe Foxx theksoi: “Për të ishte edhe më e vështirë të më drejtohej me këtë fjalë gjatë gjithë kohës.”

Top Channel