Shpërthim në Elbasan, shkatërrohet një dyqan

18/12/2012 00:00

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur në orët e para të mëngjesit të së
martës banorët e një lagjeje të Elbasanit. Persona ende të
paidentifikuar kanë vënë një sasi eksplozivi në një dyqan hidrosantaresh
që ndodhet në lagjen “28 Nëntori”, në vendin e quajtur “Ura e
Zaranikës”.

Shpërthimi ka qenë e fuqishëm dhe ka shkatërruar tërësisht dyqanin e hidrosanitareve, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por edhe panik tek banorët e zonës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që paraprakisht mendohet se konkurrenca është bërë shkak për këtë ngjarje.

Top Channel