Akademia e futbollit “Zemra e Tiranës”

15/12/2012 16:50

Nën drejtimin e ish-futbollistit të Tiranës dhe kombëtares shqiptare njësia bashkiake Nr.8 në Tiranë ka ndërmarrë një nismë duke krijuar akademinë e futbollit ‘Zemra e Tiranës’.

Në këtë akvitet që do të zgjasë për rreth 3 muaj do të jenë 12 ekipe me nga 10 fëmijë secili të cilët do të përgatiten edhe për kampionatin kombëtar.

Kryetari i PS për njësinë Nr.8, Ervin Bushati ka deklaruar se nëpërmjet nismave të tilla si sporti, piktura apo dhe gjëra të tjera, kjo forcë politike kërkon të sjellë një komunitet në harmoni.

Kjo nuk është hera e parë që Njësia bashkiake Nr.8 organizon aktivitete sportive apo kulturore. Vitin e kaluar u zhvillua edhe Kupa e Futbollit Amator me pjesëmarrjen e 32 ekipeve të përbërë nga 200 të rinj dhe konkursi i pikturës ‘Tirana më e mirë’ ku 270 fëmijë paraqitën punimet e tyre.

Top Channel