Përkeqësimi i motit ka rënduar gjendjen në fshatrat e Librazhdit që çdo vit po bllokohen. Dy komunat më të mëdha të këtij qyteti janë tërësisht të izoluara për shkak të rrëshqitjeve masive të tokës në aksin kombëtar Librazhd-Peshkopi, i sapo përfunduar.

Mijëra banorë të këtyre zonave nuk po përballen sot vetëm me deborën dhe bllokimin e rrugëve, por edhe me mungesën e energjisë elektrike.

Deputeti Taulant Balla thotë se persona të sëmurë nuk po marrin dot ndihmën mjekësore për shkak të bllokimit të rrugëve.

“Kjo është rruga kombëtare Librazht-Stëblevë për të cilën kryeministri Berisha tha se kjo rrugë ka përfunduar dhe është në dispozicion të qytetarëve dhe të mjeteve. Sic e shikoni kjo rrugë është tërësisht e bllokuar, ndërkohë që në makinat matanë është një nënë e sëmurë. Në Lunik prej 15 ditësh energjia elektrike mungon, shteti mungon, njerëzit jo vetëm që janë bllokuar me rrugë, por janë të bllokuar edhe nga informacioni për shkak se nuk ka energji elektrike”, thotë deputeti Balla.

Aksi kombëtar Librazhd-Peshkopi i cili lidh rreth 6 mijë banorë të këtyrë zonave është bllokuar mbrëmjen e se marëes nga një rreshqitje masive dherash.

Top Channel