Polica londoneze eliminon një bandë shqiptaro-turke të shpërndarjes së
heroinës që operonte në Londrën veriore, pasi janë kapur në flagrancë
pas një operacioni survejimi.
Shqiptarët Elidon Sadikaj, Klodian Canaj dhe turku Ozkan Adem janë kapur me gjysmë kilogramë heroinë në një qese plastike, bashkë me 35 mijë stërlina para të thata. Dy shqiptarët janë dënuar me dy vjet e gjysmë heqje lirie nga Gjykata e Kurorës në Woolwich.
Ne procesin gjyqesor ndja tyre u tha se keta tre persona ishin pjesetare te grupeve turke dhe shqiptare qe furnizojne rreth 80 per qind te heroines neper rruget e Londres. Sipas burimeve zyrtare rreth 95 per qind e e heroines se kapur ne Britani vjen nga Turqia.
Grupet e droges jane mjaft te organizuara dhe operojne mbi baza famailjare cka sipas eksperteve ka tiparet e nje modeli mafioz. Sipas inspektorit dedektiv Lee Hill i Skuadres se Krimit ne Londer ky operacion policor eshte ilustrim i faktit se Policia Metropolitantene Londer eshte e angazhuar ne luften kunder rrjeteve kriminale qe furnizojne drogen dhe perfitojne nga ky aktivitet i paligjshem.
“Ne synonim te ndalonim pershkallezimin e dhunes mes bandave rivale brenda ketyre komuniteteve duke pasur si objekt pjestare te ketyre organizatavv dhe eliminin e aseteve kriminale te tyre”, tha inspektori dedektiv Hill. Vitet e fundit sidmos ne veri te Londres ka pasur shume viktima per shkak te rivalitetit te grupeve te ndryshme te droges sidomos mes fraksioneve turke te furnzimit dhe shperndarjes se droges, por edhe me pjesetare te komuniteteve te tjera etnike.
Top Channel