“Vetro”: Do të paguajmë

11/12/2012 00:00

Një ditë pasi Qeveria lajmëroi zyrtarisht se do të ekzekutojë garancinë
85 milionë euro të ofertës së Albpetrol, për shkak se kompania fituese
“Vetro Energy” nuk përmbushi kushtet sipas afateve ligjore ka reaguar
kjo e fundit

Përmes një njoftimi zyrtar “Vetro” deklaron  se është e gatshme të japë garancinë prej 20 për qind, megjithëse sipas saj mbetet shumë punë për t’u bërë lidhur me kontratën dhe një garanci e tillë dorëzohet pasi më parë të jetë nënshkruar një kontratë formale me s saj dhe Qeverisë për shitjen e “Albpetrolit”.

Rezart Taçi, i cili zotëron paketën maxhoritare në aksionet e ‘Vetro-s’ deklaron se ka kërkuar nga Qeveria një numër dokumentash lidhur me privatizimin, ndërsa Qeveria nga ana e saj ka kërkuar garancinë e kontratës, që sipas tij ‘Vetro’ do e japë brenda pak ditësh. Sipas Taçit, këto janë negociata komplekse dhe ka ende shumë detaje për t’u mbuluar. Por ai shpreh besimin se së bashku me Qeverinë ‘Vetro’ do të finalizojë negociatat së shpejti dhe do të arrijë në një përfundim të suksesshëm të transaksionit.

Top Channel