FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Një ditë pas deklaratës së Ministrisë së Ekonomisë lidhur me mos
depozitimin e garancisë së kontratës nga kompania ‘Vetro Energy’ për
privatizimin e Albpetrol, opozita kërkoi shpjegime lidhur me
vazhdimësinë e procesit të privatizmit.
Zëvendësministri i Ekonomisë Enno Bozdo tha se, siç parashikon ligji do të procedohet me ofertat e tjera, ndërsa ka nisur procedura për sigurimin e garancisë së ofertës së parë, prej 85 milionë eurosh. Por deputeti i opozitës, Eduart Shalsi shkoi edhe më tej duke vënë në pikëpyetje madje edhe ekzistencën e garancisë së ofertës.
Enno Bozdo: Kemi ndjekur të gjitha hapat ligjore, kemi ezauruar afatin e pare, kemi përmbushur kërkesën e kompanisë për një afat të dytë, në çastin qe ky afat ka mbaruar kemi bere kerkesen per sigurimin e ofertes dhe eventualisht do te procedohet me ate qe është renditur i dyti, i treti apo i katërti siç e kerkon ligji dhe sic e kerkon rregulli.
Eduart Shalsi: Me kete qe ju thoni sot prapë ka nje kontradite te madhe. ‘Nuk ka plotesuar kushtin’. Mund te me thoni cfare do te thote nuk ka plotesuar kushtin e garancise se kontrates? Ke raste privatizimi ku garancia leshohet diten qe firmoset kontrata, pra jeni te gatshem te firmosni kontraten dhe kompania e vendit te pare nuk e paraqet. Nderkohe qe eshte dhene nje pergjigje edhe ne lidhje me garancine e ofertes, nese ekziston, eshte adekuate, eshte konform asaj qe ju keni kerkuar apo jo”.
Enno Bozdo: Derisa Ministria deklaron qe hapi perfundimtar, perpara firmosjes nuk eshte plotesuar nga kompania do te thote qe te dyja palet kane rende dakord per kontraten”.
Eduart Shalsi: Kaq pra desha te di, negociatat kane perfunduar dhe i vetmi problem eshte qe kompania nuk paraqet garancine e kontrates.
‘Vetro Energy’ ofroi 850 milionë euro për blerjen e Albpetrol dhe Qeveria thotë se kjo ofertë është e mbuluar sipas ligjit me garancinë përkatëse prej 10 për qind ose 85 milionë euro, e cila është verifikuar nga konsulenti ‘Patton Bogs’.
Top Channel