CEZ nën varësinë e Qeverisë?

11/12/2012 00:00

Qeveria sheh si opsionin më të mundshëm kalimin e CEZ Shpërndarje në
pronësi të shtetit për të shmangur kështu krizën energjetike për shkak
të problemeve të shfaqura me kompaninë ceke.

Duke iu përgjigjur interesit të opozitës, zëvendësministri i Ekonomisë Enno Bozdo tha se Qeveria po negocion me kompaninë për marrjen e aksioneve të CEZ Shpërndarje me cmimin simbolik 1 euro.

“Kemi proceduar me negociata direkte me kompanine meme te CEZ per te pare te gjitha menyrat per te gjetur nje zgjidhje qe nuk do te cenoje sigurimin me energji elektrike te vendit.Opsioni me i mundshem eshte kalimi i pronesise se CEZ shperndarje nga pronesi e cez, kompani e madhe, ne pronesi te min ekonomise ne te gjithe pjesen e mbetur te aksioneve me cmimin simbolik 1 euro. Nderkohe qe te dyja palet do te ruajne te drejten sipas normave juridike per te shfaqur pretendimet e tyre ne nje proces te ndare nga procesi i pare, kjo behet qe te administrohet si duhet cez shperndarje gje qe nuk ka ndodhur deri me sot”, u shpreh Bozdo.
 
Problemet me CEZ Shpërndarje nisën për shkak se kompania nuk përmbushi objektivat e vendosura në kontratë për importin e energjisë e cila u realizua nga Korporata Energjetike Shqiptare. Ndërkaq Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për shqyrtimin e licencës së CEZ.

Top Channel