Italia fal 20 mln USD borxh

10/12/2012 00:00

Ministria e Financave dhe ambasada italiane kanë nisur të zbatojnë në
terren marrëveshjen, përmes të cilës qeveria italianë i fal Shqipërisë
një borxh prej 20 milionë euro.

Sipas marrëveshjes borxhi nuk do i kthehet Italisë por do të shndërrohet në projekte investimesh në ekonominë shqiptare. Në kuadër të kësaj nisme Ministria në bashkëpunim me ambasadën organizuan një aktivitet për të pritur propozimet konkrete nga institucionet publike dhe biznesi privat për projektet që do të financohen me këto para.

Ministri i Financave deklaroi se fokusi i financimeve do të jenë zonat më të varfëra të vendit dhe projektet që nxisin punësim dhe reduktimin e varfërisë. Ndërsa ambasadori italian bëri të ditur se shuma prej 20 milionë euro është vetëm faza e parë e konvertimit të borxhit italian në investime në Shqipëri dhe që do të pasohet nga të tjera.

Top Channel