Prokuroria e Romës tërheq dosjen e mjekut italian

06/12/2012 00:00

Autoritetet italiane kanë tërhequr nëpërmjet një letërporosie dosjen
hetimore për 61-vjeçarin Tullio Simoncini me profesion mjek, i cili
është nën hetim në vendin tonë për vdekjen e bashkështetasit të tij Luka
Ollivello 27 vjec.

Sipas Prokurorisë së Tiranës kërkesa për të marrë fashikujt e hetimit është bere nga prokuroria e Romës që për të njëjtën çështje ka hapur hetimet edhe në Itali. Ndërkohe grupi i hetimit ben me dije se kane pyetur disa mjeke te tjere ne spitalin privat ne kryeqytet, ku u mbajt i shtruar i riu italian qe nderroi jete me tetor te ketij viti.

I riu sipas mjekeve po kurohej me sode buke kunder kancerit ne tru qe prej muajit gusht, sipas nje metode te mjekut italian Simoncini, metode kjo ne ne vendin e tij i ka kushtuar ndalimin e ushtrimit te profesionit. Ndersa në Shqiperi, Simoncioni jo vetem ia ka dale mbane te ushtroje profesionin, por eshte bere edhe anetar i Urdherit te Mjekut.

Sipas mjekëve shqiptarë 27-vjeçari pas krizave te forta ne spitalin privat ku po ishte i shtruar, eshte derguar me urgjence ne spitalin Nene Tereza ku dhe mesohet te kete nderruar jete. Aktualisht prokurori i çeshtjes Ervin Karanxha është në pritje të përfundimit të akt-ekspertimit nga mjekësia ligjore, për të vendosur se çfarë do të bëjë me mjekun italian, ndërkohe qe policia ka vendosur t’i bllokoje atij pasaporten ne menyre qe ai mos te kete mundesi te largohet nga Shqiperia.

Top Channel