Shqipëria vazhdon të bëjë hapa prapa në drejtim të luftës kundër
korrupsionit. Administrata publike ende në përbërje të saj ka zyrtarë të
lartë të korruptuar dhe asnjëherë të ndëshkuar nga ligji. Institucionet
publike nuk janë të pavarura dhe administrata publike ka nevojë për
reformimin të thellë.

Këto kanë qenë disa nga arsyet thelbësore, që kanë bërë që Shqipëria këtë vit të zbresë me 15 vende poshtë, nga viti 2011, duke u renditur e 113-a, nga 176 shtete të përfshira në raportin e ‘Transparency International’.

“‘Transparency International’ i bën thirrje lidershipit qeverisës të marrë përgjegjësinë për nivelet dhe situatën e krijuar në vend, si dhe te reflektojë në mënyrë rigoroze për reformimin e administratës publike, pavarësinë e institucioneve dhe hetimin e pakompromistë të korrupsionit. Pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë për vepra penale dhe korrupsion ka ulur ndjeshëm besimin e publikut në vend dhe ka ndikuar në një perceptim negativ për dobësinë e Qeverisë dhe institucioneve, në raport me hetimin e korrupsionit”, tha koordinatorja e TIA-s, Inesa Hila.

Mungesa e transparencës ka bërë që ‘Transparency International’ t’u kërkojë institucioneve publike dhe agjencive ligjzbatuese të ndërrmarrin reforma konkrete në luftën kundër korrupsionit.

Por ndërsa në Shqipëri korrupsioni vijon te shtrihet me shpejtesi ne pikat kyçe te institucioneve publike, ku rryshfeti mbizotëron para zbatimit te ligjit, Kosova kete vit ka bere hapa perpara ne luften kunder korrupsionit.Kosova eshte renditur tete vende me larte se nje vit me para, ndersa Shqiperia eshte vendi i fundit i rajonit, per ceshtjen e korrupsionit, duke mbetur peng i stanjacionit politik dhe korrupsionit te lartë.Pas Shqipërise renditej Etiopia, Guatemala dhe Nigeria, vende që janë jashtë standardeve të Bashkimit Europian.

Top Channel