Përmirësohet situata hidrike

05/12/2012 00:00

Reshjet e ditëve të fundit kanë rritur prurjet në kaskadën e Drinit duke përmirësuar sadopak situatën e rëndëuar energjetike.

Sipas të dhënave më të fundit nga Koorporata Elektro-Energjetike Shqiptare, prurjet në liqenin e Fierzës gjatë tre ditëve të fundit janë katër fishuar duke arritur në 420 metër kub për sekond, ndërsa niveli i liqenit ka pësuar një rritje të lehtë duke shënuar kuotën 269.97 metër.

Po sipas KESH, hidrocentrali i Komanit ka shënuar nivelin 170.49 metër me prurje që kanë pësuar një rritje të lehtë duke shënuar 366 metër kub për sekond ndërsa hidrocentrali i Vaut të Dejës qëndron në kuotën 74.59 metër me prurje deri në 200 metër kub për sekond.

Për shkak të uljes së temperaturave konsumi i energjisë në vend është rritur duke shkuar në 22 milionë kilovat orë në ditë. Sipas KESH, aktualisht korporata importon 4.5 milionë kilovat orë, ndërsa pjesa tjetër prej 18 milionë kilovat orë në ditë prodhohet nga hidrocentralet.   

Top Channel