Bregu, takim me homologen qipriote

05/12/2012 00:00

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu zhvilloi një takim zyrtar në
Nikosia të Qipros, me Ministren së Punëve të Jashtme të Qipros, znj.
Erato Kozakou-Marcoullis në kuadër të Presidencës të Këshillit të BE.

Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Integrimit Ministrja Marcoullis vlerësoi ecurinë e reformave që ka ndërmarrë Shqipëria në kuadër të plotësimit të 12 rekomandimeve të Opinionit të Komisionit Europian.

Ministrja Marcoullis citohet të ketë deklaruar se Shqipëria duhet të plotësojë masat kyce të mbetura për t’i hapur rrugë votimit të vendeve anëtare për dhënien e statusit.  

Zonja Bregu gjatë takimit tha se “Shqipëria ka plotësuar të gjithë detyrimet e parashikuar si masa kritike në bashkëpunim me Komisionin Europian.  Ashtu sikurse është theksuar në Progres Raportin 2012, tashmë kanë mbetur pa plotësuar tre masa që kërkojnë edhe votën e opozitës”

Top Channel