100 vjet më të varfërit

01/12/2012 00:00

Në vitin 1910, sipas revistës prestigjoze “The Economist”, të ardhurat
për frymë në Shqipëri, ishin sipas standardit të fuqisë blerëse, sa 25.1
per qind e mesatares së Bashkimit Europian, edhe pse ky organizëm nuk
ishte krijuar ende. Në fund të vitit 2011, shifra ishte 31 për qind.

100 vjet histori varfërie, që i lë shqiptarët sot po aq të varfër ndaj europianëve sa ishin një shekull më parë, kur Shqipëria shpallte pavarësinë. Te dhenat e fundit zyrtare te Institutit Europian te Statistikes tregojne se fatkeqësisht historia ka përsëritur vetveten.

Në vitin 1910 Shqipëria ishte vendi më i varfër në Europë, ndërsa sot është e parafundit duke lënë pas vetëm Bosnjen e përfshirë nga konfliktet pafund etnike. Të gjitha ekonomitë e tjera, përfshirë dhe ato të rajonit, kanë një nivel dukshëm më të lartë mirëqënie.

Sipas EUROSTAT në Serbi të ardhurat për frymë ishin në 2011 sa 35 për qind e mesatares së BE-së, ato në Maqedoni sa 36 për qind dhe më pas Mali i Zi dhe Turqia me një nivel të ardhurash për frymë respektivisht sa 43 dhe 52 për qind e BE-së. Njëqind vjet pavarësi janë një motiv i fortë feste, por tre ditë më parë shqiptarët mund dhe duhet të kishin shumë më tepër arsye për të festuar dhe për të qenë krenar.

Top Channel