Tiranë, policia parandalon krimin në familje

30/11/2012 00:00

Policia e kryeqytetit ka arritur të shmangë në kohë një ngjarje, që mund
të shndërrohej në krim brenda. Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma
Katragjini, ka deklaruar se forcat e rendit kanë arrestuar 48-vjeçari
Tafil Cani, i cili ka dyshohet se ka tentuar të vrasë bashkëshorten e
tij 40-vjeçare.

Mësohet se burri ka tentuar ta vrasë me armë zjarri, pas një grindje që çifti ka pasur në banesën e tyre në zonën e “Don Boskos”. Ngjarja është parandaluar në kohë nga efektivët e policisë të cilët ishin sinjalizuar për të shtëna armësh në këtë zonë.

Uniformat blu kanë  prangosur 48-vjeçarin që kërcënonte se do vriste gruan, sakaq nga kontrolli i kryer në banesë u gjetën armë luftarake, automatikë, granata ushtarake, ndezës dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe krehëra auto për mbajte fishekësh.

Top Channel