Të ardhurat në buxhet, Qeveria: Do të rriten

30/11/2012 00:00

Diskutimet për të ardhurat e buxhetit të vitit 2013 u shoqëruan me
debate të ashpra në Komisionin e Ekonomisë, të cilat nisën sapo
Ministria e Financave raportoi shifrat.

“Ne kemi parashikuar një rritje nominale prej 5.1 për qind për vitin 2013, rritje që në fakt është thuajse në linjë me atë çfarë institucione prestigjioze si FMN-ja, për shembull, ka parashikuar”, tha zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj.

Opozita mendon se buxheti 2013, përveçse konfirmon krizën është jorealist. Deputetët socialistë bazohen tek dështimi sipas tyre, me buxhetin e këtij viti.
 
“Faktikisht viti 2012 paraqet një mosrealizim serioz, 24 miliardë afërsisht nga parashikimi. Duhet ta themi që 24 miliardëshi i parealizuar influencon edhe planifikimet e vitit 2013, i cili është gjithashtu i pasigurt, por në këndvështrimin tim personal tim është i pamundur”, tha deputeti socialist Arben Ahmetaj.

“Në tremujorin e parë të vitit, gjysma, treçereku i Shqipërisë ishin nën borë dhe nën shi, një pjesë e aktivitetit tregtar u pezullua, gjë që u shoqërua me rënie të fluksit të të ardhurave. Ju e dini që ekonomia jonë është e lidhur me atë italiane për shembull. Mospasja e ritmeve pozitive që ishin parashikuar në fillim të vitit për italianët, natyrisht do të ishte impakt edhe tek të ardhurat”, tha zwvendwsministri Rrushaj.

Deputeti socialist Erjon Braçe nënvizoi se treguesi i të ardhurave që mbledh Qeveria nga taksat po përkeqësohet nga viti në vit.

Në vitin 2013 Qeveria parashikon të mbledhë 360.7 miliardë lekë të ardhura në buxhet ose 25.2% e Prodhimit Kombëtar.

Top Channel