Konferencë për integrimin ekonomik Shqipëri-Kosovë

24/11/2012 00:00

Krijimi i tregut të përbashkët shqiptar dhe forcimi i bashkëpunimit
ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë në qendër të një konference,
të organizuar nga një universitet në Tiranë.

Në takimin ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë nga qeveritë e dy vendeve dhe ekspert të njohur të ekonomisë janë diskutuar një sërë masash konkrete që duhet të ndërmerren për të thelluar integrimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Zëvendëskryeministri kosovar Bexhet Pacolli ka propozuar ngritjen e sipërmarrjeve të përbashkëta, edhe me kapital shteteror, kryesisht në fushën e industrisë agro-ushqimore. Ndërsa ish-ministri shqiptar i Financave Arben Malaj mendon se dy vendet duhet të hartojnë një strategji të përbashkët për integrimin ekonomik, sipas modelit mbi të cilin funksionon Bashkimi Europian.  

Top Channel