Tiranë, grabitet me dhunë një grua

23/11/2012 00:00

Rikthehen grabitjet me dhunë në rrugët e kryeqytetit.  Mbrëmjen e së
enjtes rreth orës 21:00 një grua është bërë viktimë e grabitjes së
radhës në rrugë.

Sipas policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së 9-katësheve, ndërkohë që mësohet se dy persona me motorr, i kanë tërhequr gruas çantën nga dora.  

Mësohet se policia është vënë në ndjekje të grabitësve, ndërsa ende nuk bëhet me dije identiteti i gruas dhe sendet që i kanë grabitur asaj.

Top Channel