Vrasja e 23-vjecarit për motive të dobëta

21/11/2012 00:00

Një i ri 23 vjeç në Klos është vrarë dhe groposur buzë lumit vetëm se u
bë dëshmitar i një tradhtie bashkëshortore. Ky eshte pretendimi i babait
te Fatjon Brametajt, trupi i te cilit u gjet mesnaten e së martës rreth
një kilometër larg rrugës Klos-Burrel.

Sipas policise se qarkut Diber, prinderit e 23-vjeçarit qe punonte kamarier ne nje lokal, ishin alarmuar mbremjen e se shtunes kur djali nuk u kthye ne shtepi.

Pasi e kerkuan gjithe naten te dielen, ne mengjes bene padi ne polici. Gjate kerkimeve u shoqeruar 4 persona mes te cileve edhe pronaret e lokalit, ku 23 kishte punuar dhe pas marrjes ne pyetje nje nga te ndaluarit pranoi autoresine dhe tregoi vendin ku kishte groposur trupin e te riut. Menjehere ne vendin e ngajrjes ka shkuar policia dhe nisen germimet per gjetjen e trupit. Rreth ores 23 mbremjes se djeshme eshte bere gjetja e trupit me shume veshteresi ne nje thellesi prej dy metrash. Policia e ka klasifikuar ngjarjen, vrasje per motive te dobëta.

Top Channel