Sarandë, misri nuk shitet

19/11/2012 00:00

800 familje në Cukë të komunës Aliko në Sarandë jetojnë kryesisht falë
mbjelljes së tokave të tyre me misër dhe jonxhë dhe me të ardhura
dytësore ato të emigracionit.

Kriza në Greqi riktheu pas shumë banorë të
kësaj zone që mënjëherë thonë se u përballën me vështirësi të
jashtëzakonshme në kultivimin e tokës.

Çmimi i shitjes së misrit kokërr këtë vit është 40 lekë për kilogramë por fermerët thonë se nuk kanë shitur asnjë kokërr ende dhe nëse do të vijohet kështu rrezikojnë të humbasin prodhimin apo ta shesin me gjysmën e cmimit.

Fermerët flasin për çmime mjaft të larta të mekanikës bujqësore, farërave dhe kimikateve dhe kosto të papërballueshme të ujitjes. Në Cukë kultivohen rreth 560 ha tokë sipërfaqe që ndahet mes fermerëve të zonës dhe të ardhurve nga zona të tjera që kanë marrë toka me qera. 7 km kanal vaditës i shkatërruar ka prodhuar një kosto vaditjeje me pompa  shumë të lartë për të gjithë fermerët. 

Top Channel