“Pasdite”: Viktimat e panjohura të kronikës së zezë

19/11/2012 18:20

Pothuajse gjithmonë, në lajmet e kronikës së zezë, vëmendja përqendrohet tek autori i krimit dhe viktimat e tij.

Megjithatë, krimi ka një dimension shumë më te gjerë, mbi të gjitha në rrafshin shoqëror. “Pasdite” në “Top-Channel”, në serinë e radhës të së hënës, i kushtoi vëmendje pikërisht këtij fenomeni, duke vizituar familjet e disa prej autorëve të vrasjeve, mënyrën se si këto familje margjinalizohen nga shoqëria dhe edhe ato vetë vuajnë, pa e merituar, pasojat e krimit të familjarit të tyre.

“Pasdite”, trajtoi në këtë seri dy raste nga më tronditëset e kronikës së zezë, duke shkuar fillimisht në fshatin Belishovë të Fierit, kur një familje tregoi se si i është bërë e pamundur jeta pas vrasjes dhe djegies së dy bashkëfshatarëve nga ana e djalit të tyre për arsye grabitje.

Njëkohësisht, në linjë telefonike, në këtë emision erdhi edhe babai i Aldo Hoxhës, 20-vjeçarit të akuzuar për vrasjen me thikë të një gruaje, përpara syve të fëmijëve të saj, gjatë një tentative grabitje pranë Fushës së Aviacionit, në Tiranë, në muajin gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA